Milan-Spal, publikohen formacionet zyrtare

Pas suksesit ndaj Cagliarit dhe në valën e merkatos, Milani përgatitet të zbresë sonte në fushë ndaj SPAL në Kupën e Italisë, faza e 1/8-tave. Kuqezinjtë e Piolit luajnë në “San Siro” dhe priten jo më shumë se 30 mijë tifozë, siç edhe është normale për këtë kompeticion.

Megjithatë, Kupa mbetet objektiv për këtë sezon për “Djallin”. Pioli ka lënë në stol Ibrahimovic për të mos e shtrydhur duke qenë se kishte dy muaj pa luajtur dhe në Kaljari qëndroi 96 minuta në fushë. Shans i artë për Piatek, titullar përkrah Leaos në skemën 4-4-2. Sërish stol Suso dhe Paqueta, ndërsa do të debutojë Simon Kjaer në mbrojtje.

LEXO EDHE  Edhe pak orë na ndajnë nga derbi, mësoni numrin e biletave të shitura në ndeshjen mes Tiranës dhe Partizanit

Ndërsa për Spal-in si zakonisht Berisha do ta nisë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare: