Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Ish-deputeti i LSI: Hapi i parë drejt zgjedhjeve të parakohshme

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, e shikon si hapin e parë drejt zgjedhjeve të parakohshme, marrëveshjen mes opozitës së bashkuar dhe Rilindjes, lidhur me reformën zgjedhore.
Në një postim në rrjet, Spahiu shkruan se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për problemet e shumta që ka vendi.

Në komentin e tij, Spahiu shkruan se megjithatë nga mediat dhe analistët e blerë, sikundër i quan ai, po hidhet helm ndaj marrëveshjes që përshëndetet nda BE, SHBA, Gjermania dhe Britania e Madhe, duke e parë atë si dështim të opozitës.

LEXO EDHE  Meta-Gjonajt: Trego shokët në SPAK, jeni kapur në flagrancë

“Minimalisht, kjo marëveshje hap dritën jeshile për zgjedhje të parakoshme, zgjedhje si zgjidhja e vetme e problemeve pa fund që kanë mbërthyer vendin.
Jemi pa Parlament…!!!

Nga dje nuk ekziston më edhe me firmë të maxhorancës, si organi më i lartë ligjvënës.

Besoj se këtë duan të gjithë shqiptarët, të shkohet në zgjedhje, të tjerat i vendos VOTA”, shkruan Spahiu.