“Vrasjet po dominojnë, Rama e ka mendjen te paret”/ Ish-ministri: Rendi publik i kërcënuar

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me pasigurinë në vend, ndërsa shkruan në rrjet se vrasja është krimi dominant me të cilin ka nisur ky vit.

Manjani shprehet se pushka, thika, sopata e tashmë edhe snaiperi janë mjetet e zakonshme.

“Por qartësisht masat e qeverisë për vrasjet propozojnë pagesa ekstra për të gjallët dhe të bindurit.

Kjo quhet devijim nga problemi dhe mos marrje përgjegjësish qeverisëse!

Njëkohësisht, gjuha shkon gjithnjë aty ku dhemb dhëmbi, te paret. Qeverisë i duhen pare të paguajë rrogat…

Ja pra që edhe vrasjet e kanë një çmim…!”, shkruan Manjani në rrjet.

Postimi nga Ylli Manjani

Vrasja është krimi më dominues sot. Për larje hesapesh apo nga trutë e shpërlarë, ska më rëndësi! Vrasja është krimi dominant me të cilin ka filluar ky vit.

Gruaja, nëna, babai, kushëriri, partneri apo rivali vriten si pa gjë të keq.

Pushka, thika, sopata e tashmë edhe snaiperi janë mjetet e zakonshme.

LEXO EDHE  Dekriminalizimi/ Një tjetër Kryebashkiak i Rilindjes në fazë verifikimi, ja për çfarë dyshohet

Rendi publik i kërcënuar rëndë. Siguria publike tepër e dobët.

Por çfarë thotë qeveria për këtë gjë?!

1. Kryeministri thotë se do bëjë një paketë për KÇK dhe për pastrimin e pareve. Punë paresh me një fjalë.

2. Ministri i Brendshëm do të bëjë një paketë gjobash për drejtuesit e mjeteve!! A thua se këto që janë në fuqi nuk mjaftojnë. Edhe ky punë paresh…

E lemë mënjanë çështjen se si zbatohen këto masa, sepse ajo dihet që gjobën e paguan gjithmonë ai i binduri, se të pa bindurit do vijojnë të ecin shpejt dhe të shkaktojnë kaos e aksidente.

Por qartësisht masat e qeverisë për vrasjet propozojnë pagesa ekstra për të gjallët dhe të bindurit.

Kjo quhet devijim nga problemi dhe mos marrje përgjegjësish qeverisëse!

Njëkohësisht, gjuha shkon gjithnjë aty ku dhemb dhëmbi, te paret. Qeverisë i duhen pare të paguajë rrogat…

Ja pra që edhe vrasjet e kanë një çmim…!