Verifikimi për kryebashkiakun e Mallakastrës/ Kryeprokurori shkresë KQZ: Na jepni formularin…

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, formularin e dekriminalizimit të depozituar pranë këtij institucioni nga Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj.

Shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme është në vijim të procesit të verifikimit të kryer ndaj Kryebashkiakut të Rilindjes, pas akuzave të Partisë Demokratike se ai ka fshehur dënimin e dhënë në Greqi për rrahje.

Kryebashkiaku i Mallakastrës fillimisht ka mohuar akuzat, më pas tha se është i hapur për hetime, dhe në fund tha se nuk e mbante mend.

Qerim Ismailaj është dënuar më 25 shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg nga Gjykata e Kios, për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje). Sipas tij Ismaliaj nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.

LEXO EDHE  "Gati për të vijuar bashkëpunimin BE-SHBA në Shqipëri"/ Soreca entuziast pas takimit me Yuri Kim

Pas publikimit të dokumenteve, PD i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë verifikimet për rastin në fjalë. Ndërkohë që për një tjetër kryebashkiak të Rilindjes, atë të Vaut të Dejës, procedurat e verifikimit nga prokuroria duket se janë bllokuar dhe procesi ka mbetur pezull.