Topalli thumbon Bashën: Pasi të mbylli çështjen Gjykata, u rikthyet në krahët e njëri-tjetrit

Jozefina Topalli, ish-nënkryetare e PD-së, dhe një nga kritiket e forta të linjës së Lulzim Bashës në krye të kësaj partie, ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar sot mes përfaqësuesve të opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, me bashkëkryetarët e Komisionit për reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudin Hajdari.

LEXO EDHE  "O pall k*ri se ashtu pihet droga"/ Komentet ndaj Lefter Allës: Ku e merr mallin se u mbytëm në zhavor

Topalli ka bërë një lidhje mes vendimit të dhënë dje nga Gjykata e Tiranës që mbylli çështjen ndaj Lulzim Bashës për lobimin në SHBA dhe takimit të organizuar sot.

“Ja kështuuu… pasi pushoi” çështjen Gjykata”.. rikthehen përsëri në krahët e njëri tjetrit”, shkruan Topalli në reagimin e saj.