Shpërthim në një fabrikë kimike në Spanjë, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Një i vdekur dhe katër të plagosur. Ky ka qenë bilanci i një shpërthimi në një fabrike kimike në Spanjë. ‘Sky News’ shkruan se ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në një fabrikë kimike në provincën Tarragona të Spanjës verilindore.


Nga shpërthimi në fjalë, që thuhet se ka ndodhur pas një ngjarje aksidentale, zona e qytetit është ndotur, ndërsa autoritetet kanë njoftuar qytetarët që të qëndrojnë brenda në shtëpi.

LEXO EDHE  Tragjedia/ Flet i mbijetuari nga tërmeti: Gruaja dhe djali më vdiqën para syve...