Reforma Zgjedhore, nisin takimet mes opozitës dhe PS/ Detajet

Reforma zgjedhore do të jetë në qendër të takimit që do të zhvillohet sot me pjesëmarrjen e bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari me përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.

Takimi do të synojë garantimin e një konsensusi sa më të gjerë në procesin e Reformës Zgjedhore.

Në takimin që do të nisë në orën 13:00, opozita e bashkuar do të paraqesë 3 kërkesa:

1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.

3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

LEXO EDHE  Duke thithur kokainë/ Lefter Alla paralajmëron padi: E dija prej 1 viti, video...

Ndërkaq gjatë një deklaratë për mediat kryedemokrati Lulzim Basha bëri me dije se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me mazhorancën për miratimin e Reformës Zgjedhore.

“Prej muajit tetor kemi insistuar në një mekanizëm transparent për të përfunduar Reformën Zgjedhore. Prej shtatorit është kusht i Bundestagut. 4 muaj është zvarritur, mungesë vullneti nga pala tjetër.

Rikonfirmojmë qëndrimin për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të dakordësuar miratimin e Reformës Zgjedhore, duke i qëndruar pikave të tetorit”, tha Basha.

Mësohet se takimi është realizuar me ndërhyrjen e përfaqësuesve të SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.