Reforma Zgjedhore/ Nis takimi i përfaqësuesve të opozitës me drejtuesit e komisionit parlamentar

Ka nisur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë takimi mes përfaqësuesve të opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damin Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Ky takim do të synojë gjetjen e një konsensusi sa më të gjerë lidhur me miratimin e reformës zgjedhore.

Pas më shumë se 1 viti ky është takimi i parë mes përfaqësuesve të opozitës së bashkuar, e cila ka dorëzuar mandatet e deputetëve dhe bashkëkryetarit socialist të komisionit Damian Gjiknuri.

Opozita kishte deklaruar më parë se nuk do të pranonte takimet me Gjiknurin, i cili rezultonte i përfshirë në përgjimet e dosjes 184, që kishte të bënte me manipulimin e zgjedhjeve në Qarkun e Dibrës.

LEXO EDHE  "O pall k*ri se ashtu pihet droga"/ Komentet ndaj Lefter Allës: Ku e merr mallin se u mbytëm në zhavor

Referuar një njoftimi zyrtar nga opozita, në takimin me Gjiknurin dhe Hajdarin, të mandatuarit e saj, Bylykbashi dhe Vasili do të paraqesin 3 kërkesa:

1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.

3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.