Reforma zgjedhore/ Kush i uli PS-PD dhe LSI në tryezë? Gazetari zbulon negociatorin

Gazetari Robert Rakipllari, ka zbardhur detaje të reja mbi reformën zgjedhore, , ku opozita dhe mazhoranca u ulën në një tryezë ditën e sotme.

I ftuar në ‘Opinion’ Rakipllari theksoi se negociator kryesor i kësaj reforme është ambasadori britanik në vendin tonë Duncan Norman. Sipas tij Reforma Zgjedhore është një nga kriteret kryesore për hapjen e negociatave, dhe për këtë shkak shpesh ndërkombëtarët janë përfshirë në debat, duke shtyrë palët që të arrijnë një marrëveshje.

‘Bazamenti i kësaj që u arrit sot, i cili është pakt i detyruar për të rinisur diskutimin për rregullat e lojës. Unë mendoj që bazamenti i gjithë kësaj historie është rezoluta e Bundestagut gjerman. Rezultat e Bundestagut gjerman është diskutuar mes të djathtës dhe të majtës në Gjermani. Reforma zgjedhore ka qenë kusht për hapjen e negociatave. Unë di që në një tryez2ë që ëhstë bërë për këtë reformë në Sheraton, ku ka shkuar dhe Ivi Kaso ka patur një ndërmjetësim të fortë amerikan, zoti Palmer ka patur një telefonatë me zotin Basha, procesi ka vijuar më tej. Ai që ka ulur palët në tryeze është ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman’, deklaroi Rakipllari.

LEXO EDHE  Makina kthehet përmbys, aksident i frikshëm në Tiranë (FOTO)