Reforma Zgjedhore/ Ja për çfarë janë dakordësuar PS-PD-LSI, zbardhet dokumenti

Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda 15 marsit 2020. Ky është një nga konkluzionet e tryezës mes përfaqësuesve të opozitës së bashkuar Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili me bashkëkryetarët e Komisionit për reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Duket se palët janë dakordësuar për diskutimin dhe hartimin e draftit të reformës zgjedhore në një tryezë politike, pra jashtë komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, ndërsa do të kërkohet asistenca e OSBE/ODIHR për çështjet që palët nuk dakordësohen.

Kështu, opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord për formimin e Këshillit Politik me përfaqësues nga opozita, drejtuesit e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në Kuvend.

LEXO EDHE  Mbi 200 pasgoditje pas tërmetit të fuqishëm në Turqi/ Panik dhe të lënduar (VIDEO dramatike)

Reagimet pas marrëveshjes

*Marrëveshja për reformën zgjedhore, Rama: Përtej më shumë se një viti të humbur…

*Marrëveshja për reformën zgjedhore, vjen reagimi i parë nga ndërkombëtarët

*Përfundon takimi për reformën zgjedhore/ Vasili-Bylykbashi: U hodh hapi i parë, mundësi për të çliruar vendin…

*Reforma zgjedhore/ Gjiknuri: Do kërkojmë asistencën e ODIHR, ja për çfarë ramë dakort…

*Marrëveshja për reformën zgjedhore/ Hajdari: PD-LSI e kuptuan që protestat…

*Topalli thumbon Bashën: Pasi të mbylli çështjen Gjykata, u rikthyet në krahët e njëri-tjetrit