Reforma zgjedhore/ Gjiknuri: Do kërkojmë asistencën e ODIHR, ja për çfarë ramë dakort…

Bashkëkryetari socialist i Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, u shpreh pas takimit me përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, se është gjetur formula për të realizur një tryezë gjithëpërfshirëse dialogu me të gjitha palët, përfshi këtu edhe opozitës jashtëparlamentare.

Gjiknuri tha se në takimin e parë është rënë dakort mbi një dokument që përfshin piketat kryesore për një proces dialogu dhe gjithëpërfshirës, ndërsa shtoi se do t’i kërkohet zyrtarisht ekspertëve të ODIHR të asistojnë procesin.

LEXO EDHE  "Fatura e dëme nga tërmeti 1 mld euro"/ Deklarata e Ramës trondit Di Maio (VIDEO)

“Do t’i kërkojmë ekspertëve të ODIHR të vijnë në Tiranë dhe të asistojnë për çështje që palët mund të mos bien dakort.

Ne jemi të hapur për të pranuar çdo propozim nga opozita, i cili do të vlerësohet dhe pranohet edhe nga OSBE/ODIHR”, tha Gjiknuri.

Sipas tij, shpresohet që ne dhe palët e përfshira në këtë proces të dakordësohemi për hartimin e një dokumenti final të gjithëpranuar.