Pjesë e grupit që grabiti 500 mijë E, “Skifterit” i pranohet gjykimi i shkurtuar

Gentian Duraku është njëri nga 40 të pandehurit për grabitje, i ashtuquajtur ndryshe si “Skifteri”. Ai është nën gjykim në Shqipëri, ndërsa shumë të tjerë janë nën gjykim në Gjermani për një seri grabitjesh që kapin shifrën e gati 500 mijë eurove.

Si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që kreu 51 grabitje në Gjermani, Gentian Durakut, i është pranuar gjykim i shkurtuar nga GJKKO. Duraku ishte i pranishëm në seancë. Nga hetimet rezulton se grupi funksiononte si një punë me ‘kohë të plotë’, nga e hëna në të shtunë.

LEXO EDHE  “Siç q*het qartë”/ Erla Mëhilli flet për gafën e karrierës

Në disa nga grabitjet rezulton se kanë bërë vetëm dëme dhe nuk kanë marrë asgjë. Dy ‘skifterat’ pjesë e grupit Duraku, janë dënuar në Gjermani Elis Dalipaj dhe Mihal Xhaferraj. Hetimet e autoriteteve shqiptare janë bazuar tek letër-porosia gjermane.