“Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës”

Albanian Prime Minister Edi Rama attends a joint news conference with Italian Prime Minister Giuseppe Conte (not pictured) at the Palace of Brigades in Tirana, Albania, October 15, 2019. REUTERS/Florion Goga

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi përmes një postimi në rrjet ka reaguar lidhur me takimin mes përfaqësuesve të opozitës së bashkuar Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili me bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Ndërsa ka ironizuar takimin, Patozi shkruan “më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë”.

LEXO EDHE  Video duke konsumuar kokainë/ Zbardhet dëshmia në SPAK, ja çfarë tha Lefter Alla para prokurorëve

“Që prej sot gjithçka është e mundur…”, shkruan Patozi.