Parashikimi i motit/ Ja çfarë ndodh me kohën nesër

Kushtet e qëndrueshme dhe moti i kthjellët mbeten prezent në vendin tonë, ku gjatë paradites vranësirat e lehta do të jenë të spostuara në zonat malore.

Por gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat kalimtare do të shfaqen dhe në zonën e ulët të vendit.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit, mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -4 gradë Celsius deri në 14 gradë Celsius.

LEXO EDHE  Instituti i Ndërtimit i mbushur me inxhinierë të paliçensuar/ Ja cilët firmosën për shembjen e Teatrit

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.