Pakt me Ramën? Reagimi nga PD: Çfarë arrihet me marrëveshjen për reformën zgjedhore

PD ka reaguar pas kritikave lidhur me arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore, se ka pasur një pakt Rama-Basha.

Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike shprehet se propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë: 1.Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera. 2.Vendimet për reformën zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim. 3.Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.

“Përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS. Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve. Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme”, shprehet Bardhi në një reagim.

LEXO EDHE  Shqipëri/ Barometri i Sigurisë, mosbesim ndaj luftës kundër krimit
Konkluzionet e tryezës për reformën zgjedhore

Reagimet pas marrëveshjes

*Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Ambasada e SHBA: Shpresojmë të garantohen zgjedhje të lira

*Marrëveshja për reformën zgjedhore, vjen reagimi i parë nga ndërkombëtarët

*Përfundon takimi për reformën zgjedhore/ Vasili-Bylykbashi: U hodh hapi i parë, mundësi për të çliruar vendin…

*Reforma zgjedhore/ Gjiknuri: Do kërkojmë asistencën e ODIHR, ja për çfarë ramë dakort…

*Marrëveshja për reformën zgjedhore/ Hajdari: PD-LSI e kuptuan që protestat…

*Topalli thumbon Bashën: Pasi të mbylli çështjen Gjykata, u rikthyet në krahët e njëri-tjetrit