Operohet ish-deputeti i PS/ Bashkëshortja poston foton nga spitali: Për mjekësinë, na e kalon dhe Afrika!

Ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj i është nënshtruar një operacioni në Itali. Ka qenë bashkëshortja e tij, që ka bërë të ditur lajmin, duke falënderuar doktorët për punën që kanë bërë. Valentina, më tej, ka zbuluar se një doktor shqiptar ka marrë pjesë në operacion.

Ajo ka shtuar se janë aq të zotë mjekët tanë nëpër botë sa i jepet mundësia të zotëroje punën dhe të vlerësohen, ndërsa duke bërë një paralelizëm me vendin tonë shprehet se “për mjekësinë që ka ngelur në Shqipërisë ja kalon dhe Afrika”.

“Zot ndihmoji shqiptarët kudo që ndodhen”, shkruan e shoqja e Ndocajt në një postim në rrjetet sociale, ku poston edhe një foto të ish-deputetit nga shtrati i spitalit.

LEXO EDHE  Aksident tragjik mes shqiptarëve, vdes 40-vjeçari

Shërbimi mjekësor në vend mbetet problematik dhe qytetarët e pakënaqur vijojnë të bëjnë denoncime të herëpashershme për shërbimin që marrin dhe gjendjen e spitaleve.