Nëna e Luisit e tronditur, flet pas lajmit se kunata e saj Drita, u përdhunua para vrasjes

Mimoza Saliaj nuk e ka marrë ende veten pas ngjarjes në të cilën është përfshirë djali i saj Luis “vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim me dy shokë të saj të Drita Saliajt, krim i ndodhur më 5 janar të 2020 në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.

Por atmosfera bëhet edhe më e rëndë pas publikimit në media të kërkesës së prokurorisë në seancën për caktimin e masës së sigurisë për Luisin, Sindin dhe Ervisin.

Në dokumentin e prokurorisë në rrëfimin që Sindi Saliaj ka bërë përpara hetuesve shkruhet se ka parë Ervin Zotaj të kryejë marrëdhënie seksuale me Dritën.

Kjo akuzë e ka tronditur Mimozën e cila thotë se Luisi nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë, ndërsa sa i takon përfshirjes së tij në vrasjen e rëndë thotë se do të marrë dënimin e merituar.

“Nuk jam dakord për fjalën e rëndë kohët e fundit. Luisi e kishte nënë Dritën dhe nuk e bënte kurrë këtë. Eshtë shumë fjalë e rëndë për Luisin. 

Përdhunimi?

“Këtë nuk e besoj. Sa për të tjerat Luisi të flasë të thotë të vërtetën. Drita e ka rritur djalin tim. Ne kemi shkuar dhe ardhur me të.  Drejtësia të vihet në vend të marrë atë që meriton”

Dëshmi e Sindit nuk pranohet as nga Ervini dhe as nga Luisi.

Ndërkohë që Prokuroria nuk ka ngritur ende asnjë akuzë tjetër vetëm atë të vrasjes me paramendim në bashkëpunim të parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal.

Deshmia e Sindi Saliajt
“Ne bisede e siper i ka thene te linte aty makinen e tij e te merrte ate te Ervis Zotaj, pasi do te shkonin te merrnin hashash tek shtepia e Drita Saliaj.Pas kesaj kane shkuar tek banesa e kesaj te fundit, ku sipas tij, Luisi i ka thene qe te mos hynte brenda pasi kishte pak pune.

Ka pritur jashte nderkohe qe Ervin Zotaj e Luis Saliaj, kane qene brenda duke pire kafe me shtetasen Drita Saliaj. Pas rreth 20 minutash e ka thirrur Luisi, e eshte futur brenda, ku Drita i ka dhene nje gote raki.

Gjate kohes qe po pinte goten e rakise Luisi, eshte ngritur me pretendimin se do shkonte ne tualet por ne te vertete eshte futur ne dhomen tjeter, e ka dale prej andej me nje pako hashash.

Kete te fundit e ka lene tek pragu i deres e eshte futur perseri ne kuzhine. Pas kesaj Luisi ka kerkuar qe hashain ta blinte me 50 Euro, ndersa Drita thoshte me 200 Euro. Nderkohe Luisi i ka thene qe te dilte jashte e ta priste tek makina.

Kur ka dale jashte ka degjuar te bertiturat e Drites. Eshte afruar tek dritarja dhe ka pare qe Ervisi i ka hequr me dhune pantallonat Drites e pas kesaj ka kryer marrdhenie seksuale me te.

Nderkohe qe Ervisi kryente marrdhenie seksuale, Luisi ka dale jashte ku ka gjetur dy litare me te cilet e kane lidhur Driten.Pas kesaj Ervisi dhe Luisi i kane futur ne goje nje shall dhe e kane nxjerre jashte duke e mbajtur ne krahe dhe e kane çuar tek makina e Ervisit. Makinen e ka drejtuar ai, e Ervisi ka qendruar me Driten ne sediljen e paseme, ndersa Luisi ne sedijen e pare te pasagjerit.Pasi jane nisur Luisi i ka thene te ecte shpejte ne drejtim te rezervuarit.

Rreth ores 03:00, te dates 05.01.2020, kane mbritur tek rezervuari, ku Luisi dhe Ervisi e kane zbritur nga makina dhe e kane hedhur menjehere ne uje.Pas kesaj jane kthyer ne Gjerbes ku ka marre makinen e tij dhe eshte larguar per ne banesen e vet, ndersa Ervisi e Luisi kane shkuar perseri tek banesa e Drita Saliaj.

Ne monentin e ndarjes ata e kane porositur qe te mos tregonte per gjithça ndodhi.Ne banese ka mbritur rreth ores 04:30, date 05.01.2020, e ate dite nuk ka dale nga shtepia.

LEXO EDHE  Para se të beni plane, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme