Mos e nënvlerësoni gripin / Apeli nga ISHP

Instituti i Shëndetit Publik i ka bërë thirrje popullatës në vend që “të mos e nënvlerësojë gripin”.

“Mos e nënvlerësoni gripin”, thuhet në njoftimin e ISHP në rrjetet sociale.

ISHP i drejton apel qytetarëve që sa herë nuk ndjehen mirë, të konsultohen me mjekun.

LEXO EDHE  Transaksionet me nënën dhe baxhanakun penalizuan gjyqtarin Arben Vrioni

“Nëse keni vështirësi me frymëmarrjen, drejtohuni menjëherë tek mjeku”, thuhet në apelin e ISHP.

Gjatë javëve të fundit ka një shtim të rasteve të virozave dhe gripit, ndërsa dyndjet më të mëdha janë në urgjencën e QSUT.