Meta jehonë raportit të OKB: Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas raportit të Organizata e Kombeve të Bashkuara. OKB në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka rishikuar në ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shprehet se ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit dhe bën thirrje për dialog politik mes palëve.

“Kambanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është ‘rreziku i vërtetë rus’ që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë”, shkruan kreu i shtetit.

LEXO EDHE  Reforma Zgjedhore/ Vjen takimi i dytë mes Gjiknurit, Hajdarit, Vasilit dhe Bylykbashit

Kreu i shtetit ka qenë koherent në deklaratat e tij lidhur me largimin e shqiptarëve nga Atdheu, duke shprehur shqetësim herë pas here.