Marrëveshja për reformën zgjedhore/ Hajdari: PD-LSI e kuptuan që protestat…

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur me përfaqësuesit e opozitës së bashkuar për ngritjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Sipas Hajdarit, Partia Demokratike ka pranuar që rruga e duhur për të zgjidhur krizën politike është rruga institucionale dhe jo ajo e protestave.

“Ata e kanë pranuar që rruga e duhur për të zgjidhur problemet është rruga instiucionale jo rruga e protestave duke pasur në duart molotov.

Mendoj se sot PD dhe LSI kanë pranuar që rruga që do i jepte zgjidhje kësaj krize është duke ardhur me ide dhe plane konkrrete.

LEXO EDHE  Pasojat e bllokimit të ekonomisë, preket 40% e PBB-s/ Sa mund të rezistojnë bizneset

Diskutuam këto plane, kjo kërkon konsensus nga të gjitha palët por dua të theksoj se vullneti i opozitës do të vazhdojë brenda parlamentit sa i takon ndyshimit të sistemit.

Ne besojmë se shqiptarët kanë nevojë që t’i kthehet sovraniteti në Parlament”, u shpreh Hajdari.