“Lobimi rus, luftë politike”/ Ristani: Prokurori u shkarkua sapo mbaroi relacionin…

Çështja e lobimit rus është një luftë politike. Kështu u shpreh Arben Ristani, ish-sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës, vendosi të mbyllë çështjen, ku gjithashtu akuzoheshin edhe kreu demokrat, Lulzim Basha dhe financieri Ilir Dervishi.

Në studion e ABCneës, Ristani tha se presioni politik për çështjen në fjalë ishte në atë masë sa i bëri prokurorët qesharakë në sytë e gjykatës.

“Përfaqësimi i akuzës në gjyq ishte një estradë e vërtetë. Ndërkohë vjen një shkresë e Prokurorisë të Tiranës menjëherë pasi prokurori Edvin Karanxha mbaroi fjalën dhe njoftohet se shkarkohet, ndërkohë që ishte prokurori që sapo kishte dhënë relacionin.

Është një situatë që presioni politik deri në këtë masë sa ta bëjë qesharake në sytë e gjykatës.

Prandaj çështja ishte e montuar, pjesë e luftës politike dhe përfundoi si e tillë sepse nuk ka vepër penale në këtë histori”, tha Ristani.

LEXO EDHE  Hetimi ndaj Anton Martinit / Transferimi i dosjeve, ja çfarë evidentoi KPK

“Është e vërtetë që ky term është i luftës politike midis palëve. Në këtë çështje ka pasur një kontratë mes një kompanie skoceze dhe një lobisti amerikan. Një veprimtari që nuk ka të bëjë me PD. Pronarët e kësaj kompanie skoceze ishin ca emra sllavë.

Mbi këtë është abuzuar, por kjo kontratë e ka të shkruar që veprimtaria nuk është për shtet apo për veprimtari politike. E thashë këtë për të treguar se gjithë këto terma janë pjesë e nxitjeve politike.

Unë nisem që nga akuza personale ndaj meje. Për çdo student të juridikut është e qartë që termi falsifikim me mosveprim, është term i shpikur. Falsifikimi është një vepër penale që qëndron vetëm me veprim”, tha Ristani.