Lazio në superformë, shkatërron ekipin modest dhe gjen Napolin në Kupë

Lazio ka kaluar pa vështirësi ndeshjen kundër Cremoneses, pasi ka fituar me rezultatin 4-0. Ekipi lacial fitoi ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Italisë. Kryeqytetasit pretendojnë të ecin larg në Kupë, ashtu siç e kanë krijuar si traditë në vitet e fundit. Përballja e çerekfinales do të jetë ndaj Napolit të Ancelottit. Derbi shqiptarësh: Hysaj-Strakosha!

Ndeshja nuk u vu në diskutim, pasi u zhbllokua që në minutën e 10′ me Patric, ndërsa Parolo dyfishoi rezultatin në pjesën e parë në minutën e 26′. 45 minutat e para u mbyllën me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë nuk mungoi Immobile. Sulmuesi luajti si titullar dhe arriti të dërgonte topin në rrjetë me penallti në minutën e 58′. Goli i fundit u shënua nga Bastos, ky i fundit çoi topin në minutën e 89′ për 4-0. Valon Berisha luajti si titullar për 90 minuta në fushën e lojës.

LEXO EDHE  Tragjike/ Humb jetën dhe vajza e Kobe Bryant