Kupa e Italisë/ Insigne kualifikon Napolin më tej

Napoli mundi 2-0 Perugian në raundin e tretë të Kupës së Italisë, duke siguruar çerekfinalen, ku do të takohet me fituesin Lacio-Kremonese.

U vendos gjithçka në pjesën e parë. Insigne (25 ‘dhe 37′) shënoi dy gola nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Ndërsa në minutën e  52’, Perugia pati mundësinë të shkurtonte shifrat me anë të një penalltie, e cila u shkaktua nga Hysaj për një prekje të topit me dorë, por hipnotizohet nga Ospina dhe humbet rastin e artë.

LEXO EDHE  Tragjike! Rrëzohet helikopteri, shuhet Kobe Bryant

Ndeshja Lacio-Kremonese nga do të dalë kundërshtari për Napolin, luhet në orën 18:00.