Interi pranë goditjes së madhe, Eriksen gjithmonë e më afër

Christian Eriksen është pranë arritjes së marrëveshjes personale me Interin dhe pritet të largohet nga Tottenhami për shifrën e 16 milionë eurove.

Sipas “Sky Sport Italia”, ekipi negociues i Eriksen-it, është gati të pranojë kushtet e vendosura nga Interi në kontratë. Agjenti i tij do të fluturojë në Milano, për t’i përfunduar negociatat në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Tottenham nuk heq dorë nga pretendimi prej 20 milionë eurosh për lojtarin, por dy klubet priten të arrijnë një marrëveshje për shumën e 16 milionë eurove, ku do të përfshihen dhe disa bonuse që do t’i shkojnë klubit londinez në varësi të performancës së lojtarit me Interin.

LEXO EDHE  Roma-Lacio, publikohen formacionet zyrtare të derbit

Zikaltërit janë mjaft aktiv në këtë merkato, pasi në stade të avancuara është edhe marrëveshja për të sjellën në Milano sulmuesin, Olivier Giroud, nga Chelsea.