“I dënuar në Greqi”/ Nisin verifikimet për kryebashkiakun e Mallakastrës

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimet për kryetarin socialist të Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj.

Burime bëjnë me dije se ka nisur verifikimi për gjurmët e gishtave të Ismailjat. Të njëjtat burime shtuan se organi i akuzës i ka bërë kërkesë fillimisht ADISA-s për për të marrë gjurmët e gishtave të kreut të Bashkisë Mallakastët.

Pritet që në ditët në vijim, prokuroria të nisë dhe një letër porosi, drejt autoriteteve greke, për të marrë një përgjigje zyrtare, nëse të dhënat që janë publikuar në dokumentin e PD, janë të sakta.

LEXO EDHE  VIDEO/ Sekuestrohet mbi një ton drogë në portin grek të Pireut, kishte si destinacion...

Prokuroria ka nisur dhe një kërkesë në KQZ, për tu njohur me formularin e dekriminalizimit të depozituar pranë këtij institucioni nga Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj.

Qerim Ismailaj është akuzuar nga PD se ka fshehur një dënim në Greqi në formularin e vetëdeklarimit dhe ka kërkuar dorëheqjen e hetimin e tij. PD ka publikuar dhe një dokument, që sipas saj, vërteton dënimin e Ismailajt për plagosje dhe rrahje. Vetë kryebashkiaku ka mohuar akuzat. Lidhur me çështjen reagoi dhe Taulant Balla. I pyetur nga gazetarët një ditë më parë, ai tha se përgjegjësia është personale.