Hidhet shorti i Kupës së Mbretit, Reali dhe Barça mësojnë kundërshtarët

Është hedhur sot shorti për raundin e tretë të Kupës së Mbretit në Spanjë.

Skuadrat e mëdha, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid dhe Valencia do të kenë kundërshtarë të lehtë në letër për këtë fazë.

Barcelona do të luajë kundër skuadrës së Ibizës, Reali do të luajë kundër Unionista, skuadra tjetër madrilene Atletico Madrid përballë do të ketë skuadrën Cultural, ndërsa Valencia do të luajë kundër Logroñes.

Sfida të tjera që spikasin janë, Real Sociedad-Espanyol dhe Sevilla-Levante.

LEXO EDHE  ‘Rama ik’ kthehet në himn/ Nuk ndalen thirrjet kundër kryeministrit në stadiume (Video)

Kujtojmë që takimet e raundit të tretë, do të luhen në një format të atillë, ku fituesi do të dalë vetëm nga një ndeshje teke. Ndeshjet luhen në datat 21,22 dhe 23 janar.

Takimet e plota:

Ibiza-Barcelona
Logroñes-Valencia
Cultural Leonesa-Atlético Madrid
Unionistas Salamanca- Real Madrid
Ebro- Leganés
Badajoz-Eibar
Badalona-Granada
Receativo Huelva-Osasuna
Rayo Vallecano-Real Betis
Mirandés-Celta Vigo
Tenerife-Real Valladolid
Girona-Villarreal
Elche-Athletic Bilbao
Real Zaragoza Real Mallorca
Sevilla-Levante
Real Sociedad-Espanyol