FOTO/ Autobusi përplas “Golfin 4”, 1 të plagosur

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur këtë të martë në Qafen e Plloçës, në Pogradec.

Siç shihet dhe nga fotot që “Boldnews” sjell nga vendngjarja, një autobus është përplasur me një “Golf 4”. Si pasojë e impaktit, ka mbetur i lënduar drejtuesi i makinës, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit.

LEXO EDHE  Rama zgjohet optimist: Mos u mërzisni, do e fitojmë luftën me Covid 19/ VIDEO

Policia, ndërkohë, ka shkuar në vendngjarje dhe një hetim ka nisur për rastin.