Emërimi i Bushatit në OSBE/ Berisha: Refuzim ndaj Ramës për shkak të lidhjeve me krimin

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me emërimin e Ditmir Bushatit si të dërguar të posaçëm në OSBE, ndërkohë që Presidenca e kësaj organizate drejtohet nga Kryeministri Edi Rama. Berisha shkruan në rrjet se për herë të parë në ekzistencën e OSBE një vend detyrohet të emërojë de facto një ministër të Jashtëm të veçantë si kryesues radhë pasi ministri kushtetues i vendit refuzohet, nuk pranohet nga vendet anëtare për shkak të mos kalimit të vettingut ndërkombëtar nga ana e tij.

“Ky vendim është akti më poshtërues që është marrë ndonjëherë ndaj ndonje ministri të Jashtëm në historinë e OSBE. Sigurisht që kjo është një damke e madhe edhe për Shqipërinë, delen e zezë të Europës. Në të vërtet ky është një poshtërim edhe më i madh se sa ndëshkimi i M V për të mos e lënë vetëm Shqipërinë pa hapjen e negociatave.

Duke përfunduar, shtoj se duhen falenderuar vendet anëtare për zgjidhjen e pashembullt që i dhanë problemit duke i menderosur kredencialet e ministrit të Jashtëm, Edvin Kristaq Hajdutit dhe goditur atë fatalisht para 57 vendeve anëtare të OSBE dhe emërimin de facto të një ministri ad hoc të jashtëm nga Shqipëria për të kryesuar OSBE!”, shkruan Berisha.

Reagimi nga Berisha

Një poshtërim më i madh se sa me rastin e Maqedonisë së Veriut!

Largimi i ministrit të jashtëm shqiptar nga kryesimi i OSBE, poshtërimi ekstrem i Kallam Diplomatit.

LEXO EDHE  Kosovë, Kushtetuesja rrëzon kufizimin e lëvizjes së qytetarëve

Miq, për herë të parë në ekzistencën e OSBE një vend detyrohet të emërojë de facto një ministër të Jashtëm të veçantë si kryesues radhë pasi ministri kushtetues i vendit refuzohet, nuk pranohet nga vendet anëtare për shkak të mos kalimit të vettingut ndërkombëtar nga ana e tij.

Edvin Mafinë e rrëzuan si kryesues të radhës të OSBE, një dhuratë kjo 100% e qeverisë së mëparshme sipas një vendimi unanim të kësaj organizate të vitit 2006, për shkak të lidhjeve të tij me krimin, drogën, vjedhjet etj etj.

Miq, ky vendim është akti më poshtërues që është marrë ndonjëherë ndaj ndonje ministri të Jashtëm në historinë e OSBE. Sigurisht që kjo është një damke e madhe edhe për Shqipërinë, delen e zezë të Europës. Në të vërtet ky është një poshtërim edhe më i madh se sa ndëshkimi i M V për të mos e lënë vetëm Shqipërinë pa hapjen e negociatave.

Duke përfunduar, shtoj se duhen falenderuar vendet anëtare për zgjidhjen e pashembullt që i dhanë problemit duke i menderosur kredencialet e ministrit të Jashtëm, Edvin Kristaq Hajdutit dhe goditur atë fatalisht para 57 vendeve anëtare të OSBE dhe emërimin de facto të një ministri ad hoc të jashtëm nga Shqipëria për të kryesuar OSBE!