Për herë të dytë brenda pak ditësh, i dënuari tenton vetëvrasjen

Shpëtim Kovaçi, brenda pak ditësh, tenton sërish vetëvrasjen në qeli.

Behet e ditur se Shpëtim Kovaçi ka tentuar këtë të martë ti japë fund jetës. Ai ka pirë një sasi të konsiderueshme “detergjenti” dhe pasi është pikasur nga rojet e shërbimit në dhomën e tij është transportuar në gjendje të rëndë drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit. Mjekët e këtij spitali kanë deklaruar se i burgosuri Kovaçi ka mbërritur në kohë dhe pas një lavazhi stomaku dhe medikameteve të marra është jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE  Kryemadhi: Dekada e re do të jetë fillimi i fundit të tranzicionit

Këtë veprim ai e bëri edhe javën e kaluar. Pasi u mjekua në spital, Kovaçi, i dënuar për vrasje, u rikthye sërish në qeli, ku sot tentoi sërish ti japë fund jetës.

LEXO EDHE:

Nuk i dhanë leje të shkojë në varrimin e së motrës, pret damarët në qeli