Djokoviç këndon këngë nacionaliste serbe teksa përmend Kosovën, replika mes babait të tij dhe ambasadorit Cana

Tenisti serb, Novak Djokoviç, në një video të publikuar në rrjete sociale është dëgjuar teksa këndon këngë nacionaliste serbe në të cilat përmendet edhe Kosova.

Një gjë e tillë e ka irrituar ambasadorin e Republikës së Kosovës në Bullgari, Edon Canën, i cili e ka quajtur Djokoviç-in si primitiv, nacionalist dhe shovinist.

E ndaj deklaratave të ambasadorit Cana ka reaguar Srdjan Djokoviç, babai i tenistit serb, duke thënë se djali i tij është nacionalist dhe se “Kosova është Serbi”, transmeton Gazeta Express.

“Novaku është një nacionalist, sigurisht, sikur që jam unë dhe shumica e njerëzve në këtë vend. Nuk është gjë e keqe. Ne i duam njerëzit tonë dhe vendin tonë, por ne nuk i urrejmë të tjerët dhe vendet tjera. Vendi ynë, dhe ju e dini, është tokë e shenjtë, sikur që është për izraelitët Jerusalemi. Tutje, Ne do të jemi gjithmonë me Kosovën. Kosova do të jetë gjithmonë zemra e Serbisë. Siç është tani, do të jetë gjithmonë”, – ka thënë Srdjan Djokovich në një intervistë për televizionin serb Tv Prva.

 

LEXO EDHE  De Biasi në drejtimin e Kosovës? Ja përgjigja e italianit