Barcelona/ Porosia që Quique Setien i kishte lënë Messit vite më parë

Quique Setien dhe Lionel Messi do të duhet te bashkëjetojnë në mënyrë që ta mbyllin këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mirëpo, hera e parë që këta të dy ishin takuar kishte qenë gjatë kohës sa Pep Guardiola ishte ende në drejtim të Barcelonës.

“Një ditë, i ftuar nga Guardiola, unë e pata mundësinë ta shikoj Messin duke u stërvitur nga anash fushës”, kishte treguar Setien për El Pais.

“Unë shkova te ai dhe i thashë të vazhdonte të luajë derisa të mbushja 60 vjeç, ose edhe më mirë derisa të vdisja”.

Setien dhe Messi më vonë u takuan sërish në vitin 2016, kur Barcelona vizitoi Las Palmas.

LEXO EDHE  Tragjike! Rrëzohet helikopteri, shuhet Kobe Bryant

Neymari kishte qenë ylli i asaj ndeshjeje, të cilën Barcelona e kishte fituar me rezultat 4:1 në Estadio de Gran Canario, mirëpo Setien i kishte kushtuar vëmendje dikujt tjetër.

Ai dhe Messi u përqafuan dhe biseduan në fushë pas ndeshjes, para se të shkonin drejt tunelit së bashku.