Vetingu në Polici/ Jepet vendimi për Eduart Merkajn

KJV jep vendimin për Eduart Merkajn, Drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit. Këtë të hënë, u njoftua konfirmimi në detyrë i Merkajt.

Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj doli të enjten e 9 Janarit përpara Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u njoh me rezultatet e hetimit të bërë për të që prej muajit qershor 2019 bazuar në 3 komponentët e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

LEXO EDHE  “Gati t’i përvishem punës” ambasadorja amerikane Yuri Kim reagon për herë të parë

Trupa e vlerësimit e përbërë nga Sonila Kadarej, Luljeta Qoku dhe Ledian Rusta konstatuan dhe deklaruan se nga hetimi administrativ i drejtorit të departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj rezulton pa problem në të tre komponentët e vlerësimit.

Merkaj është pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit që prej vitit 2007 teksa ka mbajtur disa poste të rëndësishme, ndërsa prej janarit të vitit 2019 drejton Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.