Tërmeti/ Prokuroria nis hetimet për shembjen e pallateve në Lezhë

Prokuroria ka administruar provat e referuara nga Policia Gjyqësore në lidhje me këto objekte.

Në objektet e vjetra që janë referuar për hetim pranë Prokurorisë rezulton se ka pasur ndërhyrje në katet e para apo dhe shtesa të ndryshme çka dyshohet se ju kanë dobësuar strukturën, ndaj nuk i kanë përballur lëkundjet e forta sizmike.

Materialet e referuara nga Policia Gjyqësore me kërkese të organit të akuzës, tashmë janë në dorën e drejtuesit të prokurorisë së Lezhës Milan Laska dhe në ditët në vijim pritet të regjistrohet procedim penale për tri vepra penale: “Ndërtimi pa leje” parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, neni 199/b i Kodit Penal si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

LEXO EDHE  Aksion blic në lokalet e Elbasanit, Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës, disa të shoqëruar

Në Bashkinë e Lezhës janë shpallur të pabanueshëm 10 pallate dhe 2 institucione që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me to.