“Do e lexojë Rama kryetar i OSCE raportin e OSBE, ku akuzohet për 200 milionë euro pasuri të paligjshme me OLSIN??”

Nga Basir Çollaku

OSBE, është organizata e shtrirë në 57 Shtete në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi, si organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë, që punon për stabilitet, paqe dhe demokraci për më shumë se një miliard njerëz, e për hir të fatit ka mundësi të pagjasa të shënojë degradim përfaqësimi të pazakontë deri më sot.
Argumenti i patjetërsuesëhm është për shkak të kalendarit, ka të bëjë me faktin se kreu i këtij moti në Organizatë, është kryeministri Edi Rama, nën petkun e ministrit të jashtëm në detyrë, pasi ka çgraduar çantëmbajtësin Caka.

Edi Rama e nisi marrjen e zyrës me këmbë përpjetë, një foto shëtitëse në media, me një pahijeshi thërmuese. U dha fjalën antarëve se do të bëjë punë të pabërë gjer më ditët e sotme. Marshallah e mezallah ishin gati të thonin dëgjuesit në sallë. Ata veç sehirit të mjekrës dëgjuan do fjalë futuriste se paqja kishte nisur napolonin, sa kishte marrë vesh se në kryendenjësen e OSCE është ulur ai, Edi Rama. Në një kohë normale, vendi ynë duhet të ndihej fort mirë në çdo përmasë nga kjo detyrë për shkak të rrotacionit e jo aksionit meritokrat politik. Nuk është aspak kështu.

Ka disa telashe serioze, që e bëjnë OSBE me këtë kryesim jo serioze

Media amerikane kanë shkruar për të vërtetat trishtuese të kryesuesit.

Prioritetet e pathëna të Ramës në Organizatë janë:

A i njohin ndërkombëtarët e 57 vendeve bëmat në kah të paligjshmërisë së Edi Ramës?

A kanë dijeni ata se në vitin 2016, kreu i ri i OSCE, kishte mbushur vendin me qindra mijë hektarë kanabis dhe ishte mbikqyrës, kontrollues, e përse jo përfitues nga kjo hata trafiku?

A do ta gjejë kryetari aktual Edi Rama në OSBE, raportin kofidencial të pranuar nga OSBE se ishte punuar prej zyrave të tyre, se ai vetë kishte bërë 200 milionë euro pasuri të paligjshme, të cilat i qeveriste nëpërmjet të vëllait Olsit, nëpër ofshorë?? A do të shohë nga ky raport detaje të reja, se sa ka mundur të zbulojë kjo organizatë nga punët e tij të errëta me paranë?

LEXO EDHE  Raporti i TI mbi korrupsionin, Basha akuza Ramës: Korrupsioni po kalb Shqipërinë...

Duket se do kemi organizim tjetër

Me emergjencë Rama do të miratojë një draft me emra të ekipit ndihmës, të gjithë nga Shqipëria, se nuk mund ti braktisë ortakët dhe kontraktorët. Do sajojë ca poste se zyra ka boll dhe emrat e drejtorive do i shpikë udhës.

Së pari

Javën tjetër, sepse me Ditmirin e mbylli kontratën e re, do të punësohen në OSCE në poste të rëndësishme, shokët e ngushtë të shefit të ri, në sektorët e trafiqeve, jo vetëm të votës.

Konkretisht:
Roshin e Kavajës
Kajmakun e Vorës
Qerimin e Mallakastrës
Babanin e Vau Dejësit
Pjetrin e Shkodrës
Gjushin e Durrësit
Qazimin e Elbasanit
Ymerin e Dibrës
Tërmetin e Tepelenës
Tahirin e kanabisit

Së dyti

Diku nga marsi, dora tjetër do dërgohet për ekspeditë elektorale nëpër gjithë shtetet ku ka zgjedhje. Grupi do të kryesohet nga Damian Tërmeti, Taulant Bego, si edhe drejtuesit e prokurorive që kanë çaprashitur dosjen, me drejtorë keshi, doganash, tatimesh, si dhe brenditë e dosjeve 184 dhe 339. Ishalla teprojnë ca edhe për në USA, se atje ka presidenciale këtë vit. E në dorë të këtij stafi me Ramën, do sodisin standardet që do të plotësojë administratë Trump. !!! Më pas do të mbarojë dhe meselen e Ukrainës dhe ca takime me Putinin, do e ftillojë shpejt këtë gjënë kibernetike në zgjedhjet globale.

Së treti

Do nisë Shullazin, Dajtin, Balilin, çunat e Hakmarrjes, Kananin, Bajrët, Avdylët, Lalën, L. Berishën, Rrajat, të marrin kutitë e votimit në dorëzim e i këmbejnë me tendera e parcela apo kuintalë kokaine. Të rikthehjë në punë politike dhe deputetët e larguar për arsye të ligjit të dekriminalizimit, apo sikleteve të tjera si Rehovica, Rakipi, Prenga, Ndoka, Muçae plot të tjerë jetimë pushtetesh.

Pastaj OSCE mund të kandidojë për shkërmoqje graduale, pasi ka mundësuar njeriut kontraktor me nëntokën..