Bardhi apel prokurorisë: Mos u fshini më! Krimet elektorale të ndëshkohen

Foto nga takimi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një takim me strukturat në qarkun e Dibrës ka kërkua nga prokuroria që krimet elektorale të ndëshkohen.

Prokuroria, ka deklaruar Bardhi, të mos fshihet më.

Në një reagim në rrjetet sociale pas takimit, Bardhi shprehet: “Gjatë takimit me Kryesitë e Degëve të PD Dibër, Bulqizë dhe Mat, shpreha mirënjohjen për sakrificën dhe betejën kundër të keqes nga banorët e qarkut Dibër dhe ritheksova se Partia Demokratike ka vetëm një prioritet: T’i japë fund kësaj krize të thellë mungese legjitimiteti dhe të nxjerrë Shqipërinë nga kriza e thellë ekonomike, që ka prekur qarkun Dibër dhe ka krijuar një krizë emigracioni të paprecedentë prej 30 vitesh”.

“Qarku i Dibrës më shumë se kushdo tjetër është dëshmitar i krimeve elektorale, ku Edi Rama testoi për herë të parë skemën e blerjes së organizuar dhe masive të votave në vitin 2016. Është kjo skemë që ka prodhuar një qeveri që punon vetëm për përfitimin e një grushti njerëzish në biznes dhe në qeveri. Ky model kriminal qeverisje duhet të marrë fund dhe qeverisja duhet t’u kthehet qytetarëve. Krimet elektorale duhet të ndëshkohen dhe prokuroria nuk mund të fshihet më”, ka shtuar ai.

LEXO EDHE  Shfaqja e Veliajt me paratë e Fushës

Për krimet elektorale foli edhe kreu i PD-së Lulzim Basha dy ditë më parë. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga selia blu, u shpreh se krimet elektorale dhe aferat me koncesionet janë provat e vërteta për SPAK.