Rikthehet Ditmir Bushati/ Ja pozicioni që merr në…

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, një nga deputetët e Rilindjes që nuk ka kursyer kritikat në drejtim të Edi Ramës, pasi ky i fundit e largoi nga kabineti qeveritar, është caktuar si i dërguar i posacëm për OSBE-në.

Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të OSBE. Bushati kryeson listën e personave që gjatë këtij viti do të drejtojnë fusha të caktuara.

Sipas njoftimit, Bushati në cilësinë e të dërguarit të posaçëm do të trajtojë çështje dhe problematika të të gjitha fushave me të cilat kryesia mund të përvallet gjatë drejtimit të organizatës.

I dërguari i posaçëm është një risi e Presidencës Shqiptare të OSBE-së, pasi presidencat e shkuara nuk kanë pasur një pozicion të tillë.

LEXO EDHE  Studentët e mjekësisë ndërpresin Ramën: Duam bileta për tu larguar drejt Gjermanisë

Nuk dihen arsyet sepse Bushati është caktuar në një pozicion të tillë dhe nëse kjo ka lidhje me faktin se Edi Rama, i cili kryeson Presidencën e OSBE, mban edhe postin e Kryeministrit dhe atë të ministrit të Jashtëm, ndërkohë që Gent Cakaj mbetet “ministër në detyrë”.

Po kështu nuk dihet nëse caktimi i Bushatit është një zgjedhje e Ramës, apo një imponim për të caktuar ish-ministrin e Jashtëm në një funksion të tillë.