Pepe Reina rikthehet në Premierligë, zyrtarizimi bëhet të hënën

Ish-portieri i Liverpool, Pepe Reina, do ta vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit larg skuadrës së Milan-it.

Portieri spanjoll është rikthyer në Premierligë, për të vazhduar një aventurë të re, me skuadrën e Aston Villa.  Ky transferim është vetëm në formën huazimit.

‘Telegraph’ shkruan se zyrtarizimi i transferimit të Reina tek Aston Villa do të bëhet të hënën, ku lojtari do të kryejë dhe vizitat mjekësore.

LEXO EDHE  U17/ Tirana poker ndaj Partizanit në finale, bardheblutë ngrenë Kupën (Video)

Pepe Reina iu bashkua skuadrës së Milanit nga Napoli në verën e vitit 2018, teksa në 1 sezon e gjysmë, ka bërë vetëm 13 paraqitje.