‘Invalidët pa ilaçe, shumë prej tyre pa bukë’, denoncimi tek Berisha: Qeveria nuk i jep pensionet e dhjetorit

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook një denoncim ku thuhet se invalidët nuk kanë marrë ende pensionet e dhjetorit të 2019. Siç shkruhet në denoncim, shumë prej invalidëve kanë mbetur pa ilaçe dhe pa bukë.

Në muajin dhjetor kaloi në Kuvend buxheti i vitit 2020 i cili u miratua ndryshe nga çfarë ishte planifikuar pasi me tërmetin e 26 nëntorit qeveria shpalli gjendjen e emergjencës dhe futi në buxhet dhe planin për rindërtimin e banesave të dëmtuara.

LEXO EDHE  Foto-lajm/ Dëbora zbardh Veriun por shkakton probleme me energjinë

STATUSI I SALI BERISHËS

Narkobanditet e qeverise nuk kane dhe pensionet e muajit dhjetor per invalidet!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr ne shkalle repuplike invalitet nuk kane marr akomo dhjetorin ata jane sot pa ilaçe por shume prej tyre edhe pa kafshaten e gojes

Pqerao