Nuk i bëjnë “Like” në rrjetet sociale, Kryebashkiaku i Ramës spastron administratën/ Denoncimi

Kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali, ka larguar nga funksionet punonjës vetëm se ata nuk i bëjnë “LIKE” në rrjetet sociale. Denoncimi është bërë nga qytetari dixhital te ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili i vlerëson si akte kriminale të narkokryetarit të Bashkisë së Kavajës, veprimet kundër punonjësve.

“Ky narkobandit shkarkon nga puna dhe ju pret bukën e gojës punonjësve që nuk i bëjnë Like në FB.

Ky horr shkarkoi nga puna edhe të birin e heroit të demokracisë, Qazim Karriqi.

Këta të pafytyrë sapo shkarkuan Durim Kapedanin vetëm se votoi online për një kandidat të PD!

Këto veprime kriminale janë kushtrim per mbarë shqiptarët ti shporrim një minutë e më parë monistët me në krye monstrën kombëtare Edvin Kristaq Hajdutin!”, shkruan Berisha.

Denoncimi

I nderuar doktor Berisha,sonte po ju shkruaj i revoltuar pa mase nga ajo qe po ndodh ne Bashkine e Kavajes!

Po shkarkojne njerezit e po i lene pa buke veçse nuk i bejne like kryetarit te Bashkise ose nuk votojne ne sondazhet online te cilet zhvillohen ne facebook.

Ju kam sjell kete foto me sms te punojesve qe denoncojne kercenimet dhe shantazhet por ua kam fshir emrat pasi nuk dua ti marr ne qafe ata nevojtare qe mbajne familjen me ato rroga.Anash mesazheve te kam sjell edhe foton e Qazim Kariqit, njeriut qe udhehoqi protestat anti komuniste qe para 89 ne Kavaje dhe njeriu qe kurre nuk ju drodh qerpiku nga diktatura e eger qe nuk kursente as femijet e asaj kohe.

LEXO EDHE  Kushtetuesja/ Presidenti Meta fton për ballafaqim kryeministrin Rama dhe Ardian Dvoranin

I pari dhe i vetmi qe shante Enver Hoxhen rrugeve te Kavajes kur te tjeret kishin frike ta shanin ne enderr.

Djali i Qazim Kariqit deshmorit te Demokracise, Amarildo Kariqi u shkarkua para pak ditesh me motivacionin “Nuk i ke bere like kryetar Redit ne facebook ndaj dhe skam cte bej je i shkarkuar me urdher nga lart” ishin keto fjalet e drejtoreshes se tatimeve Mirela Caushi ne Bashkine Kavaje.

Pergjegjsi i Administrates Denis Haveriku shantazhon dhe kercenon burra e gra pa meshire duke u thene ti bejne like kryetarit ne facebook dhe kush nuk ka facebook te vetin,te hapi nje fallso dhe emrin ta lere te zyra e tij pasi do te vezhgohet.

Po hiqen nga puna njerez qe jane pa buke ne shtepi dhe njerez qe kane mbi 20 vite eksperience pune vetem se jane me PD.

Keta palaço skan as din e as iman!

A ja vlen more doktor buka e gojes se nje nevojtari sa nje LIKE ne facebook?

Ne Rilindjen e horrave te Bashkise se Kavajes PO😔

Ju lutem prijuni njerezve dhe na mbeshtet sepse po biem ne nje humnere qe vetem Zoti na shpeton.

Doktor Shqiptaret po vuajn!

Sapo shkarkuan nje tjeter qytetar sot sepse votoi eksponentin e PD ne sondazhin online.

Quhet Durim Kapidani dhe punonte ne ndermarrjen e elektrikut Kavaje!