Që Lulzim Basha të “ndahet” nga Edi Rama…

Nga Bledian Koka

Fjalia e piset e thene dje nga kryetari i Partise se Demokrateve se kushdo qe kerkon ndryshimin e sistemit zgjedhor eshte zgjatim i alibive te Rames, ka zhgenjyer jo krejt jashte pritshmerive. Zerat e arsyeshem te PD-se sot me shume se kurre duhet ti trokasin ne dere kryetarit te tyre e ti thone qe e kunderta eshte e vertete. Edi Rama eshte i sprovur si nje njeri-politik qe sistemit aktual zgjedhore ia ka gjetur klecken. E para per te ruajtur sistemin personal ne parti e mandej edhe ate ne qeveri. Jo nje, por dy here me rradhe. Nisur nga ky konkluzion i fundit le te bejme nje analize te thjeshte. Perseritja e te njejtit eksperiment disa here duke pritur rezultate te ndryshme eshte cmenduri do te thoshte Ajnshtajni. Eshte e sigurte se per Edi Ramen edhe sikur modelin e zgjedhjes se Papes te vendosesh, ai po njesoj kardinalet e krimit do te garoje.

Pyetja eshte se cfare kerkon te beje Lulzim Basha? Ai dhe partia e tij kane treguar se ne sistemin aktual nuk kane kellqe te parandalojne shit-blerjen e votes apo akoma me keq, perdorimin e krimit per te marre pushtetin. Lulzim Basha duhet te vendose nese ne zgjedhjet e ardheshme kurdo qofshin ato, do te garoje per tu mandatuar si kryeminister apo per tu rimandatuar si kryetar partie. Sistemi aktual ia garanton kete te fundit, ndryshimi i sistemit i rrit shume me shume se shume mundesine qe ai te t’ia marre postin Edi Rames. Ate si kryeminister e kam fjalen!

Sistemi zgjedhor me lista te hapura eshte e vetmja mundesi qe energjite letargjike 7 vjecare te PD-se te zgjohen. Vetem nje sistem i tille e detyron cdo kandidat demokrat te luftoje per cdo vote, dhe cdo vote e mbledhur eshte po aq vlefshme per kandidatin demokrat sa per Lulzim Bashen. Sepse vetem me nje sistem te tille nuk do te kishim 1 fryme, por plot 140 fryme te karikura ne fushate. Jo fryme te vdekura sic kemi pare ne 2013-en e mandej ne 2017-en. Sot PD ka shume burime njerezore te cilat ne kushtet aktuale nuk po aktivizohen sepse modeli aktual zgjedhor, u imponon atyre te hapin gojen vetem sipas urdherit politik e jo sipas kapacitetit per shkak se fati i tyre varet projektimi i pozites se tyre ne listen e neserme.

Situata eshte banale, modeli i deritanishem ka deshtuar. Ai pak nga pak po e mbyt edhe te ate fije shprese qe per inerci i ka mbetur arsyes. Riaktivizimi i elitave per ti dhene nje goditje establishmentit eshte nje detyrim qe Lulzim Basha ua ka shqiptareve. Riperdorimi i modelit te sotem e vret njehere e pergjithmone edhe kete shprese. Lulzim Basha e ka mundesine per ta vene ne jete kete. Ai dje tregoi se nuk e ka kete presdispozite, por eshte ende ne kohe. Eshte koha qe Basha te heqe dore nga ata qe e fryjne me rezultate sondazhesh iditote se opozita aktuale e bashkuar i fiton zgjedhjet me kete model. Kushdo qe ia ka mbushur mendjen ne kete drejtim, e sigurte qe ai po i sherben Edi Rames.

p.s…Forca Lul, “ndahu” nga Edi Rama…, shpeto