Konstitucionalisti: SPAK cënon Kushtetutën

I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, në RTV ORA, avokati dhe konstitucionalisti Sokol Hazizaj ka thënë se SPAK, cënon kushtetutën e vendit, pasi sipas Kushtetutës një strukturë e tillë nuk mund të ngrihet.

Sokol Hazizaj: Në Kushtetutën e Shqipërisë, krijimi i strukturave të jashtëzakonshme, se këto të jashtëzakonshme janë, me ligj në kundërshtim me nenin 17 të Kushtetutës dhe 135 të saj, që thonë në mënyrë haptasi nuk munden dhe nuk ka sesi të krijohen gjykata të jashtëzakonshme, përpos gjendjes së jashtëzakonshme, të gjitha cënojnë Kushtetutën e republikës. Megjithatë, në këtë farë Kuvendi që ka pasur Shqipëria, e kaluam edhe pa e lexuar fare. 

Tani u krijua kjo strukturë, dhe ne jemi të detyruar që të riparojmë atë që nuk kemi bërë kohë më parë, të zbatojmë ligjin, edhe këtu ne ngecim. Sipas ligjit, nuk fillon struktura e posaçme pa 10 prokurorë, sot ka filluar kjo strukturë me 8 prokurorë, pra është jokushtetues, që këtu filloj të dyshoj nëse do të funksionojë ose jo. Në gjykatën speciale kanë filluar punë gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun.

LEXO EDHE  Zbardhen emrat/ Ja kush janë dy prokurorët që Kraja i propozon KLP-së për t'u shtuar në SPAK