Cakaj “hakmerret” ndaj Ramës: E quan Kryetar në detyrë…

Gent Cakaj, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, ka gjetur momentin për t’u hakmarrë ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili njiherazi zyrtarisht është edhe ministër i Jashtëm në qeverinë që vetë kryeson.

Dhe për shkak të detyrës si kreu i diplomacisë sot Edi Rama është edhe Kryetari i OSBE-së, pozicion që Shqipëria do e ketë deri në janar të 2021, aq sa zgjat edhe Presidenca e saj në krye të këtij organizmi.

LEXO EDHE  Zjarri përfshin pallatin në Tropojë, digjen dy banesa

“Sot në Këshillin e Përhershëm me Kryetarin në Detyrë të OSBE, z. Edi Rama, për të prezantuar prioritetet e Kryesisë së Shqipërisë 2020”, ka shkruajtur Gent Cakaj në një postim në rrjet.

Më parë ka qenë Edi Rama, që pasi dështoi me dekretimin e Cakajt si ministër i Jashtëm, i delegoi kompetencat, duke e quajtur “ministër në detyrë”.