Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i vdekur

FOTO ILUSTRUESE

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një 60-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një mjet tip furgon teksa kalonte në anën tjetër të autostradës.

Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije por mësohet se policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Drejtuesi i fugonit tip “Benz”, F. V., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

“Rreth orës 17:15 në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në vendin e quajtur ‘Marikaj’ një këmbësor ende i paidentifikuar rret 60 vjeç ka kaluar nga njëra anë e autostradës në tjetrën dhe për pasojë është goditur për vdekje nga fugoni tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin F. V, i pajisur me leje drejtimi dhe çertifikatë të aftësisë profesionale. Drejtuesi i fugonit tip ‘Benz’ shtetasi F. V, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

LEXO EDHE  Tragjike/ Humbin jetën dy foshnja binjake në Berat! Detajet