Edhe ambasadorja suedeze në mbështetje të qëndresë së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar paraditen e sotme kanë zhvilluar një takim me ambasadoren në Shqipëri Elsa Håstad, e cila i ka mbështetur për qëndresën e tyre dhe dhe për Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë AMTK përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkuan se së shpejti shpresojnë që të mirëpresim një trupë suedeze me një shfaqje në Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit.

Kujtojmë se Teatri Kombëtar u renditet në listën e 14 vendeve që janë më të rrezikuara gjatë vitit 2020 nga Europa Nostra.

Postimi i plotë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar:

Pas takimit me zonjën Elsa Håstad, ambasadore e Suedisë në Shqipëri.

Jemi të mrekulluar nga thellësia njerëzore, përgatitja kulturore, njohja e gatishmëria e saj për të na dëgjuar. Jemi të lumtur që mund të shpërndajmë rezultatin kryesor të këtij takimi:

LEXO EDHE  “Unë të q* ro*t”, plas sherri në urbanin e “Unazës”! Çfarë ndodhi... (VIDEO)

Kemi mbështetjen e ambasadores Håstad për qëndresën tonë për Teatrin Kombëtar dhe Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit dhe vlerësimin për arritjen që kemi pasur me Europa Nostra. Kjo që ne po bëjmë është një luftë e vërtetë kulturore.

Së shpejti shpresojmë që të mirëpresim një trupë suedeze me një shfaqje në Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit.

Pas takimit me zonjën Elsa Håstad, ambasadore e Suedisë në Shqipëri. Jemi të mrekulluar nga thellësia njerëzore,…

Gepostet von Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare am Mittwoch, 8. Januar 2020