Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cërrik, plagoset 50-vjeçari

FOTO ILUSTRUESE

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Elbasan-Cërrik. Sipas informacioneve paraprake, një 50-vjeçar po kalonte rrugën teksa një automjet e ka përplasur. Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije, por mësohet se menjëherë është transportuar drejt spitalit për të marrë ndidhmë mjekësore.

LEXO EDHE  Vritet me thikë 19-vjeçari, arrestohen dy vëllezër/ Detaje nga ngjarja

Drejtuesi i mjetit mësohet se është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore. Saktësisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Gostimë. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara duke e bërë të pamundur shmangien e aksidentit.