30-vjeçari rrëzohet nga teleferiku në Brezovicë/ Pamjet dramatike (VIDEO)

Një person ka rënë nga teleferiku në qendrën e skive në Brezovicë duke pësuar dëmtime në kokë dhe trup.

Pamjet tregojnë se ai ka rrëshqitur fillimisht, është mbajtur me vështirësi në pjesën e ulëses së teleferikut dhe më pas ka rënë mbi borë.

LEXO EDHE  “Hallka më e dobët”, ndihmës gjyqtarët rrezikojnë drejtësinë në Maqedoninë e Veriut

I lënduari është transferuar në spitalin e Ferizajt.

30-vjeçari raportohet të ketë marrë lëndime trupore në kokë dhe këmbë, sipas deklaratës së zëdhënësit të policisë së Ferizajt, Agim Gashi.