“Tregoni pse jeni cilësisht ndryshe nga Rilindja”/ Manjani thirrje opozitarëve

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka drejtuar një thirrje opozitës që të tregojë se përse është cilësisht ndryshe nga Rilindja.
Madje Manjani shkruan se ky është momenti, ndërsa ka ftuar opozitarët të tregojnë sa më shpejt se cili është plani, kush janë ligjet e reja që do rivendosin demokracionë pluraliste në shinat e një shteti ligjor dhe me ekonomi tregu të lirë.

“Vështroni nga e ardhmja, lëreni mënjanë dhe partitë për një moment dhe projektoni Shqipërinë në shinat e zhvillimit të së ardhmes. Boll me të shkuarën!”, shkruan Manjani në rrjet.

Postimi nga Ylli Manjani

Zotërinj e zonja zyrtarisht opozitarë!

Është momenti të tregoni se përse jeni cilësisht ndryshe nga Rilindja.

Duhet ta tregoni tani, sa më shpejt cili është plani, kush janë ligjet e reja që do rivendosin demokracionë pluraliste në shinat e një shteti ligjor dhe me ekonomi tregu të lirë.
Duhet të tregoni sa shpejt bëhet! Nuk pret më dekiku, ndaj nuk ka kohë për dekada!!!

LEXO EDHE  Njihuni me surprizat e motit për nesër

Se kush është Rama e shpura e tij nuk ka mbetur peshk që se di! Ska nevojë të harxhohet kohë e çmuar duke i dhënë legjitimitet Atij, qoftë edhe duke e sharë. Akoma se keni kuptuar se Ai këtë do, pra vemendjen dhe kohën tuaj të çmuar?!

Vështroni nga e ardhmja, lëreni mënjanë dhe partitë për një moment dhe projektoni Shqipërinë në shinat e zhvillimit të së ardhmes. Boll me të shkuarën!

Kur them e ardhmja, kam parasysh dekikun jo dekadën…

Njatjeta..!