Pioli merr vendimin, Ibrahimovich e nis ndeshjen nga stoli

“Sportmediaset” ka bërë të ditur se Zlatan ibrahimovich do të jetë në pankinë në ndeshjen e sotme ndaj Sampdorias.

Të gjithë në “San Siro” presin debutimin për herë të dytë të Zlatan Ibrahimovich. Suedezi kaloi te kuqezinjtë me parametra zero, pasi i skadoi kontrata me Los Angeles Galaxy.

Por pavarësisht kësaj, 38-vjeçari nuk pritet ta nis nga minuta e parë takimin e orës 15:00 ndaj Sampdorias. Sipas asaj që raporton “Sportmediaset”, Ibrahimovic do ta nisë nga pankina ndeshjen, me Piatek që pritet ta nis nga minuta e parë.

LEXO EDHE  Benzema deklaroi se Giroud është inferior ndaj tij, vjen përgjigjja e sulmuesit të Chelseat

Krahët do të mbulohen nga Suso e Calhanoglu, me Zlatan që i duhet të pres “debutimin”, me Piolin që ka gjithçka në dorë.