FOTO/ “Këtë dekadë merr fund Rilindja”, Manjani përplaset me Kabën: Po ato 4 vitet tona ku ti çojmë…

Ylli Manjani, dhe gazetari Dritan Kaba, janë përfshirë në një debat në rrjetet sociale, pas një komenti që ka bërë ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”.

Manjani në postimin e tij shkruan “jam dakort me Monikën, kur thotë se “këtë dekadë merr fund Rilindja e të këqijave dhe Rama bashkë me to.” Puna është se dekada ka 10 vite. Deri tani ka kaluar vetëm 5 ditë nga këto 10 vite… Nëse s’bëhet dot gjë më shpejt, as dekada ska ça bën hiç”.

LEXO EDHE  Ish-ministri i Brendshëm i bashkohet protestës së Metës: Kemi ardhur nga SHBA, vendi po shkon drejt diktaturës

Pas këtij statusi ka reaguar Kaba, sipas të cilit kjo do të jetë dekada e ndryshimit dhe shpresës, pas dëmeve kolosale që ka bërë Rilindja në 7 vitet e saj të qeverisjes së vendit.

Manjani duke replikuar i kujton kabës se në 7 vitet e Rilindjes, 4 vite ka dhënë kontribute edhe LSI. Por Kaba ndan një tjetër mendim, duke i kujtuar Manjanit se aleanca e krijuar në 2013 ishte racionale dhe natyrale dhe se deri në 2015 reformat dhe ekonomia po njihnin përmirësime.