Era rrëzon pemën e Lali Erit te sheshi Skënderbej (VIDEO)

Një erë e fortë prej disa minutash ka përfshirë Tiranën, ndërsa është rrëzuar edhe pema e Krishtlindjeve e vendosur nga Bashkia e Lali Erit në sheshin Skënderbej.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e mirëmbajtjes.

Pema e Krishtlindjeve u vendos në qendër të vëmendjes në ceremoninë ku mori pjesë Kryebashkiaku Veliaj dhe Kryeministri Edi Rama, i cili nuk nguroi që në prani të disa fëmijëve të mitur ti tregonte gishtin e mesit një grupi të rinjsh që e pritën me ovacionet “Rama ik”.

LEXO EDHE  Kim Mehmeti: Shqipërinë e rrezikon mortaja e Rilindjes dhe jo koronavirusi

Foto që qarkulloi në rrjet tregonte Ramën që i tregonte gishtin, dhe Veliajn që i hutuar ndoshta, i kishte ngulur sytë gishtit të ngritur të Kryeministrit.